Video/Rrëzimi i “Boeing 737” në Kinë me 132 pasagjërë

Një avion me 132 pasagjerë në bord është rrëzuar në një shpat mali në provincën Guangxi, të Kinës raportojnë mediat shtetërore kineze.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se përplasja e avionit shkaktoi zjarr në vendngjarje. Ndërkohë po ashtu në mediat e huaja janë publikuar foto të pjesëve të avionit të shpërndara në mal si pasojë e shpërthimit.

Boeing 737 i kompanisë China Eastern Airlines ishte planifikuar të nisej nga Kunming në orën 13:15 me orën lokale (05:15 GMT) dhe ishte rrugës për në Guangzhou.

Mediat kineze thanë se aksidenti ndodhi pranë qytetit Wuzhou në qarkun Teng.

Po ashtu ato njoftuan se ekipet e shpëtimit ishin dërguar në vendngjarje dhe nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.