VIDEO/ Mijëra në shesh në ditën e 35-të të protestës popullore, Bulevardi i mbushur nga skaji në skaj! Thirrje ne kor për largimin e Edi Ramës: Jep dorëheqjen!

Protesta e 4 korrikut do të mbahet mend jo vetëm për spektaklin e saj me skenografinë e ofruar nga pjesëmarrësit, por edhe për masivitetin popullor, me sheshin e mbushur rrafsh nga skaji në skaj, të mbledhur nga e gjithë Shqipëria, trevat dhe Diaspora.

Protesta më e madhe e mbajtur si “dhuratë” edhe për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja, për shkak të keqqeverisjes dhe skandaleve të zyrtarëve të lartë që po hetohen, janë arrestuar apo gjykohen nga SPAK dhe GJKKO.

Nga pamjet e ofruara të filmuara me dron, bie në sy “deti i kuq” i qytetarëve, të veshur me motive kombëtare, flamuj, parulla e pankarta në duar dhe me thirrjet në kor “Rama ik” apo “Rama jepe dorëheqjen”.

Mijëra qytetarë mbushën Bulevardin mbrëmjen e djeshme (4 korrik), duke mos u dorëzuar për asnjë çast në misionin e tyre të ndërrimit të sistemit të vjetër politik 35-vjeçar dhe për Shqipërinë e Re.

Ashtu sikurse protesta para Kryeministrisë, edhe marshimi që pasoi deri pas mesnate ishin madhështorë, ku një prej simbolikave ka qenë jo vetëm torta e betonit si dhuratë ditëlindje për kryeministrin, por edhe thirrjet “Lironi çunat”, e pasuar me tubimin para Komisariatit nr. 3, te “Mine Peza” në Tiranë, dhe solidarizimin me protestuesit e arrestuar para Parlamentit të enjten.

 

Në marshimin e protestuesve në Tiranë, jehoi thirrja “Rama jepe dorëheqjen”, “Parlament i krimit”, “lironi çunat”, “Ju erdhi fundi”.

Ajo që ra në sy ishte se diaspora i është bashkuar protestës në Tiranë.

“Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.

“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre.

Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.


 

View this post on Instagram

A post shared by @ilirjanphotography