Video ekskluzive nga aksioni i sotëm policor në Likovë, Shkup, Kumanovë e Bogdanc (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme kanë realizuar aksion në disa lokacione në vend me qëllim shkatërrimin e grupit të organizuar për trafikim me emigrantë. Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019, ndërsa gjatë këtyre muajve grupi ka trafikuar qindra emigrantë. MPB njofton se deri më tani 11 persona janë arrestuar , kurse një tjetër është në arrati.

“Transferimi i një personi ka kushtuar nga 500 deri më 700 euro”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Gazeta Lajm më poshtë ju sjell pamje ekskluzive nga aksioni i sotëm policor.