Vetura e Policisë shkaktoi aksident, një person përfundon në spital

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës që lamë pas, është aksidentuar një veturë në pronësi të saj, ku si pasojë një person ka përfunduar në spital, transmeton TV21.

“Më datë 31.07.2023 në ora 16.12 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Dimtrije Çupovski” ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet veturës “Ford tranzit” në pronësi të MPB-së dhe mopedit “Hamaçi” me targa të Shkupit, me shofer D.N. (25) nga Shkupi. Pas aksidentit, D.N. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku i janë konstatuar lëndime trupore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, kurse për ngjarjen është njoftuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në kuadër të MPB-së”, qëndron në njoftim.