Vetura e godet për vdekje një shtetase siriane të Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë ditur se pas goditjes nga një veturë ka vdekur shtetasja siriane.

Rasti ka ndodhur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, të premten në orën 17:26.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.