E tmerrshme, rusët shkatërrojnë stadiumin e klubit të futbollit nga elita ukrainase

Sulmet ajrore ruse kanë shkatërruar stadiumin e klubit nga Premierliga ukrainase, FC Desna Chernihiv, në qytetin e Chernihivit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë më së miri shkallën e shkatërrimit të këtij stadiumi, transmeton Gazeta Express.

Një stadium dikur me kapacitet prej 12 mijë e 60 ulëseve, tani duket i shkatërruar pothuajse tërësisht pas sulmeve nga ana e Rusisë.

FC Desna Chernihiv kanë konfirmuar shkatërrimin e shtëpisë së tyre, teksa përmes faqes zyrtare lëshuan edhe një mesazh për popullin ukrainas.

“Ne do të rindërtojmë të gjitha këto, dhe ne vetëm do të bëhemi më të fortë, dhe ju, “fqinjë miqësorë” do të jetoni me të gjithë jetën tuaj!

Së bashku drejt fitores! Populli ukrainas është një front i bashkuar, kjo është Toka jonë!”, thuhet në postimin e klubit ukrainas në “Instagram”.