Vetëvendosje kujton 13-vjetorin e protestës së 10 shkurtit, pamje kur Kurti përleshej me policinë rumune

Lëvizja Vetëvendosje nesër kujton protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, në të cilën protestë mbetën të vdekur dy aktivistë.

Përveç kësaj në këtë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës.

Protesta ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Prijësi i kësaj proteste, atë kohë ishte, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është kryeministër i vendit.

Madje ai në disa momente ishte përballur keq me policinë rumune.