Moti sot me vranësira, në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët veriore dhe perëndimore me kushte për shi lokal. Do të fryejë erë mesatare veriperëndimore.

Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë deri në minus gjashtë, ndërsa maksimale e ditës deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe temperaturë deri në 13 gradë Celsius.