Vetëvendosje e LDK prishin koalicionin në Prizren

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin.

Gjithashtu, pas kësaj seance në konferencë të jashtëzakonshme, kryetari i Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se nuk janë më në koalicion me LDK-në.

“E vetmja arsye që kemi qenë në koalicion me LDK ka qenë asambleja komunale që vendimet e propozuara të kalojnë më lehtë, e pas humbjes së kësaj pozite, koalicioni jonë nuk ka më kuptim”, tha Haskuka.