Vetëvendosja ka fituar 538.544 vota, më shumë se PDK, LDK dhe Lista Srpska bashkë

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 538.544 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, që janë 50 për qind nga nuri i përgjithshëm i votave. Kjo do të thotë se VV vetë ka marë vota sa gjitha partitë tjera që kanë garuar në zgjedhje, transmeton gazeta Lajm.
“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Falënderojmë Vullnetarët për punën e madhe,
Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit”, ka njoftuar VV me këtë rast.