“Vetëm zoti e di sa të dua”, Arbana Osmani me dedikim emocionues për ditëlindjen e djalit

Sot është një ditë e veçantë për prezantuesen e njohur Arbana Osmani, shkruan lajmi.net.

Djali i Arbanës feston ditëlindjen dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur.

Moderatorja e njohur ka uruar djalin e saj në Instagram përmes disa fotografive ku tha se ishte shumë e emocionuar pasi po i shikonte fotografitë e tyre ndër vite.

“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Urime ditëlindja jeta ime”, shkroi Arbana në mbishkrimin e fotografive.

Dyshja e lezetshme në fotografi shihen duke i kombinuar veshjet e tyre me njëri tjetrin.