Vetëm në 24 orët e fundit 103 pacientë janë pranuar në kovid-qendrat në Shkup

Për një ditë, 103 pacientë të rinj janë shtruar në qendrat kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 685 persona të dyshuar ose të konfirmuar me virus po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në 24 orët e fundit, ka pasur 41 pranime në Klinikat Interne dhe Kirurgjike. Janë pranuar 18 pacientë në Qendrën Kovide në spitalin “8 Shtatori” dhe 20 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Asnjë pacient i ri nuk u pranua në Kozle, ndërsa 9 pacientë u pranuan në Klinikën e Pediatrisë. 15 pacientë u pranuan në Institutin e Mjekësisë Fizike.
Në 24 orët e kaluara, 86 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.