Veshur në bikini të bardha e në super formë, Roza Lati mahnit rrjetin

Pas përfundimit të “Big Brother VIP3”, disa prej ish-banorëve kanë nisur menjëherë pushimet për të shijuar momente relaksi pas periudhës intensive në reality show.

Një ndër ta është edhe Roza Lati, e cila së bashku me nënën e saj, Rita, po kalon disa ditë jashtë Shqipërisë për të marre një frymë të re.

Roza Lati, e njohur për prezantimin e saj në ekran dhe për aktivitetin e saj në mediat sociale, ka qenë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram gjatë kësaj periudhe.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga pushimet e tyre, duke përfshirë pamje nga plazhet e bukura dhe aventurat e tyre jashtë vendit.

Por, është një foto e cila ka bërë që rrjeti social të bjerë në një trazirë.

Në këtë foto, Roza shfaqet veshur në bikini të bardhë, duke treguar një formë fizike të shkëlqyer dhe të përkryer. Në përshkrimin e saj, ajo shkruan: “Bukuria e këtij vendi… Nëna natyrë dhe unë”.

Fotografia e saj, e shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë, ka mbledhur mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, të cilët janë të mahnitur nga pamja dhe forma e saj e jashtëzakonshme.