Vështirësohet gjendja me zjarret në Pehçevë-Dellçevë

Në rajonin mes Pehçevës dhe Dellçevë, në çdo moment zjarret zgjerohen edhe më shumë, raporton Alsat. Temperaturat e larta dhe era e madhe zgjerojnë zjarrin vazhdimisht, ndërsa të rrezikuar mbesin fshatrat Robovo, Umlena, Ballabanci. Në ndihmë kanë ardhur ekipe nga Bullgaria dhe Sllovenia. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup thonë se gjendja është katastrofale dhe e vështirë. Terrenet për të deportuar tek zjarret janë po ashtu të vështira, ndërsa zjarri ka përfshirë malet në rrugën Pehçevë-Dellçevë, për çka rruga është e ndaluar për kalim.