Veseli thotë se Kurti do të japë llogari si kryeministër për Syrin e Popullit

Kreu i opozitës, Kadri Veseli, ia ka përmendur sot në Kuvend të Kosovës, liderit të LV-së, Albin Kurti, organizatën Syri i Popullit, raporton Gazeta Express

Veseli ka deklaruar se Kurti është kreu i kësaj organizate dhe për këtë duhet që të japë llogari.

Ai ka thënë se do të flasin me VV-në në pozitë për sulmet e kësaj organizate.

“Do të flasim edhe për sulmet terroriste të Syrit të Popullit me individë, familje dhe institucione, për të gjitha që duhet edhe mbi të gjitha për vrasjet politike me të cilat shpesh është abuzuar me tragjeditë në kohë të fushatës.

Do të flasim edhe për diçka tjetër Albin, do t’i japësh përgjegjësi si kreu i organizatës terroriste Syri i Popullit”, ka thënë ai.