Veseli: Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përdorur llogarinë e tij në Twiter për të akuzuar kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka shkruar se Kurti nuk ka vizion për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhme të sigurt.

Lideri i opozitës tha se Kurti u fsheh sot në seancën parlamentare pas deklaratave të paqarta duke mos ofruar zgjidhje për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të paqarta në Kuvend, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me SHBA-të”, ka shkruar Veseli.