Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka dënuar sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar.
Ai në një postim në Facebook thotë se shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë, andaj ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre.
“Institucionet e shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, shkruan Veseli.