Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma, me këtë datë feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Artistja sot mbushi plot 35 vjet jetë, teksa mori komente të shumta nga ana familjarëve, miqve e kolegëve.
Ajo ka postuar një video, në të cilën u shfaq në një vaskë, ndërsa falënderoi të gjithë ata që e uruan për 35 vjetor.
“Vajza e ditëlindjes 🎉. Faleminderit të gjithëve për urimet ❤️ jam shumë e bekuar dhe falënderuese që ju kam në jetë🙌! Ju dua shumeee”, shkruan Vesa.
Ndryshe, këngëtarja ka kohë që nuk është aktive me projekte të reja muzikore.
Ajo po jeton dhe vepron në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin Lianin. /Lajmi.net/