Vesa Luma kthehet në kohë, publikon këto foto me bashkëshortin

Këngëtaren Vesa Luma si duket e ka kapluar nostalgjia e kohës së shkuar, shkruan lajmi.net.

Ajo me ndjekësit në Instagram i ka ndarë disa fotografi nga arkiva në të cilat shihet krah bashkëshortit të saj, Big Bastës.

Vesa e ka publikuar një moment romantik të vitit 2012 duke u puthur me burrin e saj e një tjetër postim të realizuar në 2014-ën.

Këngëtarja është distancuar paksa nga muzika dhe po shijon jetën krah familjes së saj në Zelandë të Re./Lajmi.net/