Vesa keqkupton një pyetje gjatë lojës “E vërtetë apo sfidë”, banorët qeshin me lot

Sot banorët janë mbledhur brenda në shtëpi dhe kanë filluar ta luajnë lojën e famshme “E vërtetë apo sfidë”.

Me sa duket banorët ishin shumë kuriozë të dinin disa informata te padëgjuara më parë nga konkurrentët dhe kështu nuk hezituan të kërkonin përgjigje për to.

I qëlloi Vesës që të jepte përgjigjje në njërën nga pyetjet provokative që ia bëri Ganiu.

Foto: Screenshot/YouTube

“Cilën pjesë të trupit e ke më të ndjeshme gjatë marrëdhënieve seksuale?” – iu drejtua Ganiu Vesës.

Vesa me shumë seriozitet përgjigjet: “Barku.”

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët fillojnë të qeshin aq shumë sa nuk e lënë Vesën të shpjegohet.

Vesa me sa duket e keqkuptoi pyetjen pasi shpjegimi i saj ishte: “Mua më dhemb barku.”

Të gjithë banorët filluan të qeshin me të madhe, e më pas ia shpjeguan Vesës që po pyesnin se çka shijon ajo më shumë gjatë marrëdhënieve.