Vërshimi i Mitrovicës, “mbyten” 25 shtëpi të komuniteteve

Vërshimet e shkaktuara dje si pasojë e reshjeve të shiut e lanë pa shtëpi disa familje në Mitrovicë.

Asgjë nuk mundi të shpëtohej, e me vështirësi u larguan edhe banorët që u desh me orë të tëra të qëndronin në katet e larta të shtëpive.

Por, ndryshe nga këta, banorët e komuniteteve pakicë, as të premtën nuk mundën të ju ikin vërshimeve, andaj kërkojnë zgjidhje.

Të gjithë këta që mbetën pa shtëpi, komuna do t’iu bëjë strehim.

Edhe pas intervenimeve në zonat e përmbytura, disa rrugë mbesin vështirë të kalueshme, e që në këtë gjendje erdhën për herë të parë.

Komuna e Mitrovices ka krijuar komisionet që do merren me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.