Vërshimet, Haradinaj: Qeveria dhe Komuna e Pejës të veprojnë me vendosmëri e seriozitet

Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj talks during an interview withe Reuters in Pristina, Kosovo, October 16, 2017. REUTERS/Hazir reka

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës që është shkaktuar në Pejë si pasojë e vërshimeve të mëdha.

Ai iu ka bërë apel Komunës së Pejës dhe Qeverisë së Kosovës që të merren me këto zhvillime.

“I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet”.

“Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”, ka thënë Haradinaj.