Veriu i Kosovës mbushet me simbole ruse

Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro Rusisë, “Z”, simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.

Veprimet vijnë pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe Serbia ka thënë se është për ruajtjen e integritetit territorial ukrainas, megjithatë nuk ka ndërmarrë veprim kundër Rusisë ashtu siç kanë bërë shtetet në botë. Serbët në Serbi e kanë kundërshtuar deklaratën e presidentit të tyre edhe me protesta, duke mbështetur agresionin rus.

Zv.ministrja e Jashtme ukrainase të shtunën kritikoi Serbinë si vendi i vetëm që nuk i ka ndaluar fluturimet me Rusinë. Ka thënë se “nuk mundet të përfitojë mbi gjakun e ukrainasve një shtet kandidat për BE”.

KosovaPress nga burime të veta thotë se grafitet në veri të Kosovës janë bërë nga aktivistë të Listës Serbe. Ka siguruar edhe disa fotografi.

KOHA ka provuar ta konfirmoj një gjë të tillë, por autoritetet nuk janë përgjigjur.