Veprimi i shëmtuar i Piques ndaj De Jong dhe të dashurës së holandezit – u kthehet me nervoz kur e pyesin për t’i ndërruar ulëset

Gerard Pique është pothuajse çdo ditë në media, që nga ndarja e tij me Shakira dhe ai vazhdon të jetë në vëmendje të tyre për çdo lëvizje që bën.

Por, tani veprimet e tij kanë kaluar në një nivel tjetër dhe janë paksa të shëmtuara.

Një video e tij duke refuzuar të lejojë Frenkie de Jong të ulet pranë partneres të tij Mikky Kiemeny është bërë virale.

Çifti holandez e pyet Piquen nëse mund të ulen së bashku, me Pique që ndërron ulësen në rreshtin e mësipërm.

Por, mbrojtësi spanjoll u kthehet të dyve me nervoz dhe nuk i lejon të ulen afër, duke e lënë çiftin të ndarë.

Ndoshta Pique ishte i prirur të qëndronte afër Sergio Busquetsit, por që la të pikëlluar dhe të turpëruar De Jongun.