Venko Filipçe: Mirënjohje të veçantë për infermieren që kujdeset për pacientët me koronavirus (FOTO)

Sot me rastin e 8 Marsit, ministri Venko Filipçe ka shprehur mirënjohje të veçantë për një infermiere me emrin Maja e cila edhe sot po kujdeset për personat e prekur me Koronavirus.

Venko Filipçe shkruan në facebook: ‘Sot ne i japim mirënjohje të veçantë infermieres Maja i cila është në detyrë në izolimin në Klinikën Infektive në Shkup duke dhënë kujdes të veçante për pacientët me koronavirus. Shumë falënderime për të gjithë stafin, veçanërisht për të gjithë mjekët, infermierët dhe drejtorin Stevanovic në Klinikë’. Me rastin e 8 Marsit, u takova me doktoreshën Katerina, e falënderova për përkushtimin dhe urova festën për të gjitha gratë në ekip që kujdesen për shëndetin tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë. Sot, ata janë h eroinat e ditës! Gëzuar 8 Marsin!