Mësohen emrat e kandidatëve të Lëvizjes Besa për zgjedhjet e 12 prillit

Lëvizja Besa sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore ku ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në kuadër të koalicionit me LSDM-në.

Sipas burimeve brendapartiake, në njësinë e parë zgjedhore do të jetë në listë Kastriot Rexhepi i renditur në numër shtatë bashkë me Jonuz Fejzullahun. Në njësinë e dytë zgjedhore, njëjtë në numër shtatë, do të jetë ish kryetari i Haraçinës, Basri Bajrami bashkë në listë me Shenasi Xheladinin nga Kumanova.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të kandidojnë Bilall Kasami, Fadil Zendeli dhe Hatije Etemi.

Lista e plotë;

Njësia zgjedhore 1:
Kastriot Rexhepi
Jonuz Fejzulahu

Njësia zgjedhore 2:
Bastri Bajrami
Shenasi Xheladini

Njësia zgjedhore 5:
Melinda Rashidi

Njësia zgjedhore 6:
Bilal Kasami
Fadil Zendeli
Hatije Etemi
Abdush Demiri
Fatlinda Jaja
Fatmir Sabriu
Florie Sinani
Isein Ajdari
Adnan Azizi