Vendosi kryqin në qafë, kështu e shpjegon veprimin e saj Adelina Ismaili

Në edicionin festiv të emisionit të saj “Tete a tete”  të datës 2 janar të ftuar kishte motrën, Zanfinën, shkruan lajmi.net.

Përveç debatit lidhur me tema të ndryshme, diskutime nga fëmijëria dhe deri më sot, Zanfina i bëri pyetjen lidhur me vendosjen e kryqit.

Adelina tha se e ka bërë për mirënjohje në nderim të figurave të njohura si Gjergj Fishta, Pjetër Bogdani, Nënë Tereza, Anton Çeta etj.

“Për mirënjohje, për falënderim duke ia nis prej Gjergj Fishta, Pjetër Bogdani, Nënë Tereza, Anton Çeta unë hala nuk  e kuptoj se qysh Anton Çeta nuk e ka së paku ka një përmendore në çdo qytet se pak e dimë se çka ka bo ai njeri për këtë vend po primare është se senet ma t’bukura në jetë m’i ka jep Zvicra shtetet perëndimore, mu për tjerët nuk e di”, tha Adelina.