Gjiko sot ka ditëlindjen, ja sa vite mbush!

Asdren Gjikolli i njohur në estradë si Gjiko sot mbush 29 vjet, shkruan lajmi.net.

Ai ka lindur me 3 janar në vitin 1992.

Ndryshe, reperi është një artistët e estradës i cili ka një numër bashkëpunimesh dhe projekte muzikore të lansuara që nga koha kur është bërë pjesë e skenës muzikore.

Këtë vit nuk ka qenë edhe aq aktiv me videoklipe mirëpo realizimi i këngës me Melinda Ademin “X5” pothuajse i mjaftoi pasi që ka qenë një nga hitet verore më të dëgjuarat.

Sa i përket jetës private, Gjiko vazhdon ta shijoj jetën familjare bashkë me moderatoren Elita Rudi të cilët pas lindjes së djalit Zërit do të bëhen prindër për herë të dytë të një vajze./Lajmi.net/