Vendkalimi ilegal në “Bit Pazar” – rrezik i lartë për jetën e këmbësorëve (VIDEO)

Pavarësisht trafikut të madh në bulevardin “Krste Misirkov” pranë “Bit Pazarit” në Shkup, këta qytetarë po kalojë rrugën në një vendkalim ilegal, ku nuk ka as semfaorë e as vizëbardha për këmbësorët, shkruan gazeta LAJM.

Vendkalimi ilegal në “Bit Pazar” – rrezik i lartë për jetën e këmbësorëve (VIDEO)

Vendkalimi ilegal në “Bit Pazar” – rrezik i lartë për jetën e këmbësorëve (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, February 18, 2020

E, si këta, edhe shumë qytetarë të tjerë çdo ditë e rrezikojnë jetën e tyre. Ata shmangin mbikalimin në afërsi dhe zgjedhin mënyrën më të shkurtë për të kaluar rrugën duke rrezikuar të bëhen shkaktarë edhe për aksidente, siç ka ndodhur në të kaluarë kur një qytetar ka humbur jetën.
Mundësia për kalimin e rrugës në mënyrë ilegale është lënë nga autoritetet lokale të kryeqytetit, duke mos e bllokuar këtë vendkalim me kangjella të hekurit siç kanë bërë në pjesën tjetër të bulevardit.
Mediat vazhdimisht alarmojnë për rrezikun që vjen nga ky kalim ilegal, por autoritetet lokale të kryeqytetit, pavarësisht premtimeve të shumta para zgjedhjeve, nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për këtë problem.
Komuna e Çairit topin e hedh tek drejtuesit e qytetitit të Shkupit. Kreu i kësaj komune, Visar Ganiu ka kërkuar nga i pari i kryeqytetit Petre Shilegov që ta legalizojë këtë vendkalim, por Shilegov thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet përderisa në afërsi të tij ndodhet mbikalimi për këmbësorët.
E, derisa Shilegov dhe Ganiu të gjejnë gjuhë të përbashkët kush duhet ta zgjidh problemin, qytetarët çdo ditë rrezikojnë jetën. /Gazeta LAJM
Gazetar: Albion Memeti, operator: Amir Idrizi