Vendimi i Xavit për largim nga Barcelona mund të ndryshojë nëse i plotësohet kjo kërkesë

Ishte data 27 janar kur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, befasoi të gjithë duke thënë në një konferencë shtypi se do të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit pas përfundimit të sezonit aktual.

Që nga ajo kohë e deri më tani, Barcelona është lidhur me një sërë emrash kandidatë potencialë për ta pasuar Xavin në stol, megjithëse tani është raportuar se ka një motiv që mund ta shtyjë Xavin ta konsiderojë edhe një herë vendimin e tij.

Sipas një raportimi nga ESPN, Xavi nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe do të takohet me bordin gjatë ditëve në vijim.

Barcelona ka shprehur dëshirën që ta mbajë Xavin në skuadër përkundër rezultateve të fundit, pasi vlerësojnë punën që ai ka bërë, që prej se iu bashku atyre në 2021.

Krahas kësaj, blaugranasit janë në një pozitë të pafavorshëm sa i përket anës financiare, dhe nuk janë në gjendje që të investojnë shumë në trajnerin e ri.

Tani po raportohet se Xavi mund ta ri-konsiderojë vendimin e tij nëse i jepen ‘disa garanci’ për sezonin e ardhshëm.

Ai siç duket dëshiron që klubi të bëjë disa nënshkrime të mëdha diçka që në horizont duket e pamundur.

Për herë të parë pas disa muajve, Xavi më në fund besohet të jetë i hapur për qëndrim, sidoqoftë, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.