Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.489 teste të kryera janë regjistruar 373 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 196 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 320 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se gjashtë person tjetër që kanë ndërruar jetë me 03.12. deri 21.12.2021 janë regjistruar në raportin e sotëm.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 224.507 raste, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, kurse 7.953 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 5.006 raste aktive me koronavirus.