Vendet e ASEAN-it kanë një rol të rëndësishëm në Nismën e Sigurisë Globale

Kina është e angazhuar për t’i siguruar stabilitet dhe për t’i dhënë energji pozitive botës, tha këshilltari i Shtetit dhe ministri kinez i Mbrojtjes, gjeneral Wei Fenghe, të mërkurën, gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e 9-të të Ministrave të Mbrojtjes të ASEAN-it-Plus (ADMM-Plus) në Kamboxhia.

Zhvillimi paqësor i Kinës sigurisht do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e përbashkët të botës dhe do të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, tha ai, duke shtuar se ushtria kineze është e gatshme të punojë me ushtritë e vendeve të tjera për të vazhduar të kontribuojë për paqen botërore.

Wei theksoi se forcat e armatosura kineze kanë besimin dhe aftësinë për të mbrojtur interesat e vendit.

Duke folur rreth gjendjes së sigurisë në rajonin e Azi-Paqësorit, ministri kinez i Mbrojtjes vuri në dukje se dikasteret e mbrojtjes të të gjitha vendeve duhet të mbështesin rolin qendror të ASEAN-it, të zbatojnë Nismën e Sigurisë Globale, të përqendrohen në bashkëpunimin praktik dhe të punojnë së bashku për të krijuar një barrierë sigurie në rajon.

Në mbledhje u diskutua dhe u miratua një deklaratë e përbashkët mbi forcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit.