“Vëllai i Madh” dënon njërin nga banorët, shkak gjendja psikologjike e Beatrixës

E kjo me një përmbajte dhe për një arsye që askush nuk e priste, shkruan lajmi.net.

 

Njëri nga banorët i ka dhënë informacione nga jashtë Beatrixës duke rënduar gjendjen e saj psikologjike.

Ndaj kësaj ka reaguar menjëherë “Vëllai i Madh” duke paralajmëruar se banori në fjalë që ka shkaktuar këtë sulm psikologjik do të dënohet sonte gjatë transmetimit live.

Banorët ngelën të habitur nga ky vendim duke u hamendësuar se cili është dhe çka po ndodh.

Derisa jashtë, publiku ka dhënë emrin e Arbrit banorit i cili po thuhet se është ai i cili i dha Trixës informacione nga jashtë./Lajmi.net/