Veliu: Sipas ndërkombëtarëve shqiptarët në Maqedoni janë 880 mijë, sipas regjistrimit zyrtar vetëm 500 mijë

Në qoftë se duam që regjistrimet të kryhen në mënyrë të drejtë, më demokratike është që këta regjistrime të kryhen nga ana e ndërkombëtarëve

Rahmi Veliu
Në të shumtë n e rasteve i përziejmë termat ISLAM dhe MUSLIMAN pa mos e ditë se të dy termat kanë edhe kuptim të ndryshëm. Mu për këtë do të thirremi në fjalorin e gjuhës shqipe ku në kë të mënyrë sqarohen këta dy terma : “Islamizëm- Feja e Muslimanëve? Muslimanizëm “(FGJSSH, Prishtinë, f.730). Si që shihet këta dy terma nuk janë të njëjtë, termi Islam në kë të kontest na paraqitet si përkatësi fetare, ndërkaq musliman nuk ka kuptim fetarë dhe se këtu bëjnë pjesë shqiptarë të religjionit islam, turqit e këtij konfeksioni, si dhe shumë popuj tjerë që i përkasin kësaj feje. Ndërkaq, muslimanë në kuptim etnik (kombëtar) nuk ka përjashtim. Janë vetëm boshnjakët të cilët janë njohur me kuptim musliman. Këtë gabim e përmirësuan dhe tash njihen me emrin boshnjakë. Ky është edhe si etnonim këtij populli. Përndryshe, popull me emër musliman nuk ka. Populli shqiptarë për nga përkatësia fetare u takon tri feve dhe atë islame, katolike dhe ortodokse, po turqit pos atyre islame ka edhe të përkatësive tjera fetare. Pra këto janë të dhëna që I përkasin këtyre dy termave (krishterë dhe muslimanë).
Këtë as që do të kishte nevojë ti theksoj sepse këta me kohë janë të njohur por ja që dikush mundohet që ti përziej. Shqiptarët kaherë e kanë kuptuar dhe mirë i dallojnë këto dy terma. Në qoftë së e pyet për nga përkatësia fetare do të thotë se i përket fesë islame, por në qoftë se e pyet për nga etniteti do të theksoj se është shqiptar.
Në pyetësorin e parashtruar në regjistrimin e popullsisë këta dy terma janë keqëinterpretuar. Kështu që në grafën e përkatësisë së etniteteve, pos etniteteve tjera është shënuar edhe termi Musliman. Si që theksuam etnonim Musliman nuk ka, prandaj as që është dashur që si i tillë të theksohet, me fjalë të tjera mos të fusë huti te regjistruesit.
Mu për këtë, as që është dashur të shënohet si etnonim i tillë. Kjo do ti hutojë edhe boshnjakët, shqiptarët, turqit dhe shumë tjerë që i përkasin fesë islame. Apo kjo është bërë mu për atë, që në njëfarë mënyre disa shqiptarë apo turqë ose boshnjakë, të regjistrohen apo deklarohen si muslimanë. Që të jetë kjo e vënë në grafën ku janë te përkatësia fetare (verska pripadnost ) është regjistruar termi musliman. Pasi afati i regjistrimit është për më vonë (shtator), atëherë e udhës është që gabimet e tilla të përmirësohen.
Në qoftë se duam që regjistrimet të kryhen në mënyrë të drejtë, më demokratike është që këta regjistrime të kryhen nga ana e ndërkombëtarëve dhe atëherë do të kemi regjistrim ku etnitetet do të regjistrohen në mënyrë demokratike. Boshnjaku do të regjistrohet boshnjak, shqiptari islam do të regjistrohet shqiptar, shqiptari ortodoks do të regjistrohet shqiptarë, ai katolik do të regjistrohet shqiptar.
Ndërkaq sa i përket përkatësisë fetare do ta theksoj atë islam, katolik, ortodoks, kjo do të theksohet në grafën e përkatësisë. Përndryshe, çdo regjistrim tjetër do të jetë jo i saktë dhe i manipuluar. Përndryshe, si deri tash, do të ketë regjistrim që do të shkonte në dëm të regjistrimit të popullsisë dhe të dhënave tjera statistikore, duke i përfshirë pasuritë e patundshme, popullsisë sipas etniteteve, gjinisë, moshës, arsimimit dhe shumë tjera. Që të mos jetë edhe kjo kuturu, e theksova më lartë dhe do të theksoj disa të dhëna nga ndërkombëtarët, në krahasim me të dhënat zyrtare e cila duket kështu:

Zyrtare 2002 Te ndërkombëtarët
Shqiptarë 509 083 25.17% 880 000 44 %
Rom 53 879 2.9% 220 000 12.04 %
Serb 35 939 2.0% 160 000 7.0 %

Si që shihet ndërkombëtarët kanë një pasqyrë ndryshe, ndaj dallimi nuk është aq I vogël. Mu për atë themi që ky regjistrim që thuhet se do të jetë i realtë, pak kush u beson këtyre. Prandaj sa ka edhe pak kohë, e mira e së mirës është që ky regjistrim të kryhet nga ndërkombëtarët. Atëherë do të dihet numri dhe përqindja e saktë e etniteteve në këtë shtet (RMV).