Veleshta me klub futsalli, themelohet KFV “Veleshta United”

Futbolli në Strugë dhe rrethinë gjithmonë ka qenë ndër sportet më të pëlqyer. Në Veleshtë të Strugës është formuar klubi i futsallit me emrin “Veleshta” United, shkruan gazeta Lajm.

 

Ata me gara do të fillojnë nga shtatori i këtij viti dhe do të bëjnë gara në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut në futsall.

Kryetar i klubit do të jetë Bekim Istrefi. Shumica e lojtarëve do të jenë nga Veleshta dhe Struga.

Klubi ndeshjet e tij do ti zhvillojë në sallën sportive në Veleshtë./Gazeta Lajm/