Interi ka humbur ndeshjen direkte ndaj Juves, ja arsyeja pse është në krye!

Me fitoren e Interit në derbin ndaj Milanit, zikaltrit jo vetëm që barazuan Juventusin në kuotën e 54 pikëve por morën edhe kryesimin e kampionatit. Megjithatë të gjithë mund të bëjnë pyetjen si ka mundësi që Interi është në krye kur Juventusi ka fituar përballjen direkte me skuadrën e Contes brenda në San Siro në fazën e parë? Sqarimi është shumë i thjeshtë pasi deri në momentin që nuk është zhvilluar edhe sfida e kthimit mes këtyre dy skuadra nëse pikët janë të barabarta, renditjen e kryeson skuadra që ka goleavarazhin më të mirë në këtë rast Interi e ka +28 ndërkohë që Juventusi e ka +21. Nëse të dyja skuadrat do të kenë të njëjtën kuotë pikësh pikësh pas sfidës së fazës së dytë mes tyre dhe nëse ky takim nuk do të fitohet nga Interi atëherë kreu i klasifikimit do t’i përkasë Juventusit pasi në Itali kriteri parësor në rast barazie pikësh janë ndeshjet direkte të cilat në këtë rast do të ishin në favor të Juventusit, gjithmonë nëse Interi nuk fiton në Torino.