Veles, kapen para e substanca narkotike, arrestohen 3 dilerë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 3 dilerë nga Velesi, përcjell TV21. Me urdhër paraprak të gjykatës janë kryer bastisje tek të njëjtit, ku janë gjetur para dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit te Z.J. (50) nga Velesi, janë gjetur dhe konfiskuar dy vazo me fidanë kanabis sativa, disa pako marihuanë, një pako me opium, një pako amfetaminë dhe një peshore digjitale. Gjatë kontrollit te D.J. janë gjetur dhe konfiskuar marihuana dhe një sasi e madhe parash, ndërsa te Z.J. (26), gjithashtu nga Velesi, është gjetur dhe sekuestrua një vazo me kanabis sativa dhe marihuanë”, thonë nga MPB.