Vedat Bajrami nis xhirimet e serialit të ri

Aktori i humorit, Vedat Bajrami pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother VIP Kosova ka nisur punën për projekte te reja.

Vedati i cili doli i dyti në finalen e BBVK tashmë ka paralajmëruar një serial të ri për të cilën kanë nisur xhirimet.

Kështu ka njoftuar vet aktori në një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram ku postoi një foto bardhë dhe zi.

Foto: Vedat Bajrami/Instagram

“Së shpejti, gati për xhirimet e serialit të ri në nivel tjetër”, ka shkruar Bajrami në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, theksojmë që Vedati ishte banori që hyri në gjysmë të edicionit të parë të BBVK, por që pjesëmarrja e tij bëri bujë të madhe.

Ai ishte ndër favoritet për çmimin kryesorë, madje aktori është shprehur i pakënaqur me rezultate.

Ai refuzoi ftesën për të marrë pjesë në Post BBVK ndërsa në llogarinë e tij në Instagram publikoi sondazhet të cilat e kishin nxjerrë fitues atë.