Veç para zgjedhjeve BDI-së i kujtohen shqiptarët, pas zgjedhjeve hyxhym te pobratimat në VMRO e SDSM!

Naser Selmani
Veç para zgjedhjeve BDI-së i kujtohet se ekzistojnë shqiptarët! Si t’i mbledhin votat, hyxhym te pobratimat në VMRO e SDSM!
Nëse shqiptarët qenkan ende të diskriminuar, atëherë çfarë paska bërë BDI 18 vjet në qeveri?!
Perendia u foli kësaj radhe shqiptarëve!
Pesë gishta një shpullë për BDI.
Cila është trashigimia politike e kandidatit të BDI-së për kryeministër, Naser Zyberi?
Vrasja dhe dhunimi i shqiptarëve në Bit Pazar të Shkupit në vitin 1992 për motive banale!
Burgosja e dhjetra shqiptarëve për afera imagjinare të armëve të vitit 1993!
Vrasja, rrahja dhe arrestimi i shqiptarëve për arsimim e lartë në gjuhën shqipe në vitin 1995!
Vrasja e 3 dhe plagosja e 135 shqiptarëve në protestat e vitit 1997 në Gostivar për çështjen e flamurit.
Për gjashtë vjetë dhunë kundër shqiptarëve, Naser Zyberi ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ministër në qeverinë e Branko Cërvenkovskit!
Naser Zyberi nuk ishte me shqiptarët kur ata patën nevojë për t’u dalë zot!
Vota për Zyberin dhe BDI është votë për nënshtrimin dhe përbuzjen e shqiptarëve!