Vdiq legjenda e Formula 1, Moss

Ai gjerësisht njihet si një nga pilotët më të mirë të gjitha kohërave në Formula 1, ndonëse nuk ka fituar asnjë titull.
Moss u largua nga jeta publike në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore. Ai kaloi 134 ditë në spital pasi vuajti nga një infeksion në gjoks derisa ishte në pushime në Singapor në dhjetor të vitit 2016.

Moss ka fituar 16 nga 55 garat në Formula 1 në të cilat ka garuar nga viti 1951 deri më 1961. Ai u bë britaniku i parë që fitoi një garë në Britani në vitin 1955.

Ai katër herë doli nënkampion në stinor në Formula 1. Ai ka qenë i njohur si një garues i përkryer në motorsporte. Mori pjesë në seri të ndryshme të garave. Ai u detyrua të pensionohej nga motorsportet e nivelit më të lartë në vitin 1962, kur pas një aksidenti në Goodwood mbeti në komë për një muaj dhe u paralizua pjesërisht për gjashtë muaj.

Mirëpo, ai vazhdoi të garonte në veturat historike dhe garat legjendare deri në moshën 81-vjeçare.

Të shtunën ka humbur jetën hokejisti i NHL-së, Colby Cave. Lojtari i Edmondon Oilers vdiq katër ditë pas një ndërhyrje në tru. Ai ishte 25-vjeçar.