Vdes një i dënuar në burgun e Idrizovës

Gjatë ditës së djeshme në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë një i dënuar 27-vjeçar nga Velesi, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

“Më 02.03.2023 në ora 15:15 në SPB-Shkup nga burgu “Idrizovë” është raportuar se në burg ka ndërruar jetë i dënuari D.H.(27) nga Velesi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.