Vdes mjeku i parë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se tw dielwn në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë D-r Arifikmet Deari, urolog nga Tetova. “Dr. Deari është shtruar në spital për problem neurologjike por është diagnostifikuar edhe me Covid-19. Pas 15-të ditësh trajtim në spital ai humbi betejën me sëmundjen”, tha Filipçe. Filipçe shtoi se doktor Deari ishte mjeku i parë që vdiq nga komplikimet e koronavirusit.