Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Shefki Pajaziti

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefki Pajaziti.

Pajaziti kishte shërbyer në Zonën Operative të Shalës.

Ai pas luftës kishte shërbyer edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Mitrovicë.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët.

“Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën axhi Shefki Pajaziti!”, shkruan në postim/ Klankosova.tv