Kosovë-Shqipëri Vdes historiani Skender Rizaj

Vdes historiani Skender Rizaj

Të dielën ka vdekur historiani i njohur Skender Rizaj.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur nipi i tij Arion Rizaj përmes një shkrimi në Facebook.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria.

“Pusho i qetë gjysh! I mbylle sytë më 28 nëntor, për Diten e Flamurit! I’a dedikove gjithë jetën historisë e çështjes shqiptare dhe në një ditë historike ndërrove jetë! Mburremi me ty!”.

“Varrimi bëhet nesër (E Hëne) në orën 12.00 tek varrezat e qytetit në lagjen Arbëria. Për shkak të situatës pandemike, të pame nuk do të ketë”.

Skender Rizaj ishte një ndër themeluesit e Departamentit të Historisë të Universitetit të Prishtinës.