Vdes aktori i “Friends”

Ka vdekur aktori i njohur, Mike Hagerty i cili njihet për rolin e tij në serialin komik “Friends”.

Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende, megjithëse një deklaratë nga mikja e tij, Bridget Everett u shpërnda në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Anxhelos,” postoi Everett në Instagram të premten.

Mike, ka lënë pas gruan e tij Mary Kathryn dhe motrën e tij Mary Ann.

Hagerty është ndoshta më i njohur për audiencën për rolin e mbikëqyrësit të ndërtesës në “Friends”.

Ai gjithashtu luajti si fermer Ed Miller në “Somebody Somewhere”. Miller ishte babai i personazhit të Everett.