Vdes 45 vjeçari në Shqipëri, e zuri traktori derisa po punonte

Një 45 vjeçar në Dimal të Shqipërisë e ka humbur jetën aksidentalisht duke punuar token.

Viktima ishte duke punuar pasditen e së mërkurës në fshatin Sheq, Dimal, kur i është përmbysur traktori dhe e ka zënë poshtë.

Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Rasti është duke u hetuar.