Vdekja e parë në Hong Kong nga koronavirusi

Nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara këtë mëngjes nga Komisioni Kinez i Shëndetësisë, numri i vdekjeve ka arritur në 425, ndërsa të infektuar janë mbi 3235.

Ndërkohë është regjistruar edhe vdekja e parë në provincën autonome të Hong Kongut, ku pati edhe një debat për mbylljen e kufijve me Kinën.Për momentin janë 152 persona të infektuar jashtë Kinës, përcjell Ora.

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një takim me drejtuesit e Partisë Komuniste, duke kërcënuar me ndëshkim zyrtarët që nuk janë të përkushtuar në kontrollimin e epidemisë, por gjithashtu u kërkuan atyre që të mbështesin rihapjen e industrive.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë vende po mbyllin lidhjet ajrore me Kinën. Një gjë të tillë e bëri Italia, ndërsa ShBA nuk lejon udhëtarët e ardhur nga Kina.

Po ashtu, Japonia karantinoi një anije lundrimi me 3.500 njerëz në bord pasi një pasagjer 80-vjeçar rezultoi pozitiv me koronavirusin.