Vazhdon vaksinimi kundër virusit

Rreth 19 mijë qytetarë deri më sot janë vaksinuar kundër Kovid 19 ndërsa rreth 140 mijë të tjerë kanë shprehur interesim për tu imunizuar. Në A1 arenën në Shkup vazhdon vaksinimi i kategorive të rrezikuara. Pjestarët e ushtrisë dhe policisë tanimë janë vaksinuar, ndërkohë rrjedh vaksinimi i mësimdhënësve të cilët punojnë me prani fizike në Shkollë si dhe e punonjësve shëndetësorë.

“U vaksinova. Jam nga Enti i rehabilitimit “fëmijë dhe të rinjë” në Shkup. Mirë ndjehem, normal. Tani vijmë për herë të parë, jemi grupi i parë nga ky Ent”

“U vaksinova, jam nga Manastiri nga Shtëpia e fonjshave. Kisha pak frikë, por tani jo, kaloi. Ia rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”

“Po, u vaksinova. Jam nga Enti special në Demir Kapi. Ndjehem shkëlqyeshëm. Organizimi ishte në rregull. Aspsolutisht nuk kam frikë, kam besim”

Përmes një postimi në facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se ditëve të fundit ka rënë numri i të shtruarve në spitale. Rënie ka pësuar dhe fuqia e përhapjes së virusit.

“Këto ditë është ulur numri i hospitalizimeve. Përballja me këtë valë të tretë e cila është shumë e fuqishme, është e rëndë jo vetëm tek ne por dhe gjithandej në Evropë. Sipas analizave epidemiologjike, faktori R0 ka rënë nën 1 dhe shpresojmë se ashtu do mbetet. Virusit është i paparashikueshëm dhe i pa mëshirshëm. Mbetemi të kujdesshëm”

Për momentin në vend vaksinimi po zbatohet me dozat e Astra&Zenecës tek moshat mbi 77 vjeç dhe me vaksinën ruse Sputnik V tek kategoria e të punësuarve në infrastrukturën shtetërore, e që konsiderohen se janë të rrezikuar nga infeksioni./ALSAT