Besar Bela: Vrasja e Sazdovskit nuk ishte mizore, të dënuarit nuk deshën t’ia marrin jetën (Video)

Familjarët e Besir Beles dhe Skender Demirit nga Parku i Çairit deri te Gjykata e Apelit kane protuestuar duke kerkuar drejtësi per te denuarit ne rastin e vrasjes se tifozit Nikolla Sazdovski. Familjarët kërkojnë që vepra e të dënuarve të rikualifikohet nga vrasje mizore në dhunë me pasojë vdekje, pasi thone se djemtë e tyre nuk e kishin per qellim te vrasin Sazdovskin.

Sipas tyre vendimet në gjyqësor janë me standarde të dyfishte dhe merren mbi baza etnike. Besir Bela dhe Skender Demiri janë dënuar me 16 vite burg për rastin “Sazdovksi”. Nga lëndimet e marra nga rrahja Nikolla Sazdovski ka ndërruar jetë në spital, 2 javë më pasi qëndroi i shtrirë.