Vazhdon seancë për Ligjin për Prokurorinë Publike, Milloshoski: Z.Z. është i përfshirë në “Reket”

Në vazhdimin e seancës deputeti i VMRO-DPMNE-së kërkoi leje nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi që të lëshoj në foltore një incizim i cili sipas tij dëshmon se siç u shpreh ai personi Z.Z është i përfshirë në rastin “Reket”.
“Kërkoj të më lejoni që të lëshoj një incizim me çrrastë do të shihni Ju, deputetët dhe opinioni se personi Z.Z. është i përzier në rastin “reket”, tha Antonio Milloshovski.

Por këtë kërkesë të Milloshoskit nuk e pranoi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili sugjeroi Millshoskin që një incizim të tillë mund ta dërgoj tek institucionet kompetente por jo në Kuvend.

“Mendoj se nuk është vendi këtu. Ka institucione ku mund ta përdorni këtë incizim. Nga unë nuk keni leje. Besoj ta respektoni këtë, që kjo përbërje të përfundoj ashtu siç duhet”, than Xhaferi.

Pas kësaj Milloshoski vazhdoi fjalimin e tij rreth Ligjit për Prokurorinë Publike.

“Si do që të jetë do të vazhdoj në mënyrë retorike të shpjegoj se pse ministrja nuk dëshiron që të elaboroj këtë ligj dhe pse shpejtojnë ta miratojnë sa më shpejtë këtë ligj. Kjo është për arsye se dëshirojnë të shpëtojnë personin Z.Z. i cili është i përzier në rastin “Reket”, tha Milloshoski./Alsat